Robin Krasniqi ia lë djalit emrin Meyson NULL NULL 14.09.2022 19:07 14.09.2022 19:07 Meyson, kështu do të quhet djali i boksierit me famë botërore Robin Krasniqi. Kjo u bë e ditur nga vetë boksieri, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook. Ai u bë baba për herë të parë para disa ditësh. Duket se ky emër është i padëgjuar deri më tani në Kosovë. “Të dashur miq, më lejoni të ju falënderoj përzemërsisht për urimet tuaja, për lindjen e djalit tonë, Meyson Robin Krasniqi. Ne ju përshëndesim nga zemra dhe ju urojmë gjithë të mirat!” ka shkruar Krasniqi.