Veriu s’e njeh BSPK-në, as grevën (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 12.09.2022 20:31 nga Flamur Gajtani 12.09.2022 20:31 Shtetin e Kosovës nuk e pranojnë, e bashkë me të komuna e Mitrovicës së Veriut nuk po e njeh as grevën e shpallur nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Puna me palë vazhdoi edhe të hënën si çdo ditë tjetër e pa telashe. Sipas kreut të administratës, Mursel Ahmeti, ata nuk iu nënshtruan shprehjes së pakënaqësisë si kolegët në jug, pasi nuk bëjnë pjesë në këto organizata. E meqë puna në veri s’u ndal për asnjë minutë, interesim për shërbime ka edhe nga jugu. Ahmeti shton se si në Mitrovicë të Veriut edhe në tri komunat tjera veriore është i njëjti avaz.