Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gazetarja e Abc News: Përfshirja në krim e oficerëve të Policisë në Shqipëri rezultoi me shkarkimin e drejtorit (VIDEO)

NULL NULL
31.08.2022 18:24

Nuk i kishte kaluar 10 muaj nga emërimi i tij në pozitën e Policisë në Shqipëri.

Gledis Nano, u shkarkua nga kjo pozitë nga ana e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

Gazetarja e ABC News Esiona Konomi, tregoi në Info Magazine në Klan Kosova arsyet se pse ndodhi shkarkimi i drejtorit të policisë shqiptare.

Konomi tha se arsyeja është përfshirja e disa nga oficerët e policisë ishin të përfshira në krimin e organizuar.

“Pas një sërë ngjarjesh të rënda kriminale që kanë të bëjnë me eliminime të frikshme mes bandave rivale të mëdha dhe të fuqishme edhe janë ende ngjarje pa autorë dhe të pazbardhura nga policia e njëkohësisht janë disa episode serioze ku vet oficerët e policisë kanë qenë autor krimi apo përkrahës krimi” – tha Konomi.

“Kujtojmë që ditë më parë një oficer i një reparti ku duhet të kapte të shumëkërkuarit e policisë në fakti u zbulua që ishte personi që shoqëronte dhe transportonte me makinë personin më të kërkuar që sot rezulton të jetë i zhdukur” – tha ajo.

lajme të ngjashme