Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tiranë: Burri vret vëllanë dhe kunatën

NULL NULL
30.08.2022 17:38

Dy persona janë vrarë sot në Tiranë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në zonën e “Myslym Shyrit”, brenda një lokali.

Raportohet se një burrë, me armë zjarri, ka qëlluar për vdekje vëllanë dhe kunatën e tij.

Nuk dihen motivet e krimit apo autori, shkruan Top-Channel, përcjell Klankosova.tv

Kjo vrasje është e dyta brenda pak orësh në Shqipëri.

Mbrëmë në Lezhë, Besnik Pjetri vrau ish-kunatin Gent Përjaku dhe ish-vjehrrin Pjetër Përjakun.

Vrasja ndodhi në fshatin “Grykë Zezë” të Lezhës pas një konflikti që erdhi pas divorcit të Besnik Pjetrit me vajzën e familjes Përjaku.

Me këto ngjarje rritet më tej bilanci i vrasjeve. Kjo është vrasja e 24-të e kësaj vere, ndërkohë që 29 persona kanë humbur jetën, duke vënë në pikëpyetje sigurinë për jetën në vendin tonë.

lajme të ngjashme