Joe Pesci i rikthehet ekranit si rrallë herë NULL NULL 29.08.2022 21:14 29.08.2022 21:14 Aktori amerikan Joe Pesci do t’i rikthehet edhe një herë ekranit të madh. Fituesi i çmimit Oskar do të jetë pjesë e serisë gjysmëautobiografike të Pete Davidsonit në Peacock, Bupkus. Ai pritet ta luajë rolin e gjyshit të protagonistit që luhet nga Davidsoni, ndërkaq ylli i Sopranos, Edie Falco, pritet ta luajë rolin e nënës së protagonistit. Ndonëse mendohej se është pensionuar, Pesci i dha fund mungesës prej gati një dekade kur u shfaq në filmin e regjisorit legjendar Martin Scorsese, The Irishman.