Fotoreporterit i vidhen fotografitë e luftës (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 26.08.2022 20:37 nga Qendresa Tershana 26.08.2022 20:37 Fotoreporterit Ferki Çitaku i janë vjedhur të gjitha materialet që i realizoi gjatë luftës në Kosovë. Çitaku dyshon se ky veprim ishte i mirëplanifikuar meqë hajnat nuk kanë marrë gjë tjetër përveç fotografive, vendndodhjen e të cilave e kishte mbajtur sekret, madje edhe nga familja. Prej fotografive më me vlerë, sipas tij, është ajo e Masakrës së Reçakut. Fotoreporteri thotë se disa herë kishte kërkuar nga institucionet t’i marrin në pronësi materialet që t’i kishin si dëshmi, por që kjo nuk ka ndodhur.