Një i vdekur dhe 375 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri NULL NULL 25.08.2022 20:07 25.08.2022 20:07 Një person ka vdekur dhe 375 raste të reja me koronavirus janë shënuar në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 3.689 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë, prej të cilëve 19 po marrin trajtim në spitalin COVID 3. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 389 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 319,193 që nga fillimi i epidemisë. Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 326,461, ndërsa i të vdekurve është 3,578.