Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kluivert mund të largohet nga Roma

NULL NULL
23.08.2022 21:49

Justin Kluivert mund të largohet nga Roma për në Fulham, shkruan gazetari italian Rudy Galetti.

Sulmuesi i Romës aktualisht është shumë pranë Premier ligës angleze, ku mund të shkojë fillimisht në formë huazimi, e më pas përgjithmonë.

Justin Kluivert është djali 23-vjeçar i lojtarit legjendar të kombëtares holandeze, Patrick Kluivert.

Ai erdhi në Romë katër vjet më parë nga Ajax. Ai ishte i huazuar në Nice dhe Leipzig.

Sipas Transfermarkt, ai kap vlerën e 15 milionë eurove. Sezonin e kaluar, ai shënoi gjashtë gola dhe dha gjashtë asistime në 31 ndeshje për Nice. Ai bëri edhe dy paraqitje për kombëtaren holandeze./kp/

lajme të ngjashme