Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet 34-vjeçari pasi shpërndau pamje me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve

NULL NULL
16.08.2022 11:56

Policia ka arrestuar një mashkull, 34 vjeçar, si i dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi” pasi kishte shpërndarë fotografi dhe video me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve.

Këto materiale i ka shpërndarë tek personat e tjerë përmes rrjetit social Facebook dhe aplikacionit Wahtsapp, njofton Klankosova.tv.

“I dyshuari mashkull (1988) është arrestuar nga Policia dhe pas intervistimit me aktvendim të Prokurorit është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në kumtesën e policisë, njofton Klankosova.tv.

Mes tjerash, bëhet e ditur se një veprim i tillë është i sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës ku dënimi është nga 1 deri 15 vjet, varësisht nga forma e kryerjes së veprës penale.

lajme të ngjashme