Fushë Krujë: Mosmarrëveshje për drunjtë, vritet me kallashnikov një 55 vjeçar NULL NULL 10.08.2022 13:31 10.08.2022 13:31 Një 55 vjeçar është vrarë në fshatin Zgërdhesh të Fushë-Krujës. Ngjarja ka ndodhi për shkak të një mosmarrëveshje për drunjtë. Raportohet se Klodjan Keqi, në një zonë të pyllëzuar e ka vrarë fqinjin e tij, e identifikuar si Luan Hushi, me kallashnikov. Viktima u qëllua në bark dhe fillimisht u dërgua në spital, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra, shkruan Top Channel përcjell Klankosova.tv I dyshuari është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa policia po punon në atë drejtim që i dyshuari të arrestohet. Njoftimi policisë: Krujë/Informacion paraprak Rreth orës 09:45, në fshatin Zgërdhesh, Krujë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. H, rreth 55 vjeç, është plagosur me armë zjarri nga shtetasi K.Q, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes. Shërbime të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.