46-vjeçari vdes në një lokal në Prishtinë, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore (FOTO) NULL NULL 05.08.2022 09:49 05.08.2022 09:49 Një 46 vjeçar ka ndërruar jetë në një lokal në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Klankosova.tv merr vesh se i njëjti ka vdekur si pasojë e problemeve shëndetësore teksa policia rastin po e cilëson si “vdekje e dyshimtë”. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një lokal në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 46 vjeç. “Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si “vdekje e dyshimtë” dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit” tha Ahmeti.