Osmani uron Begajn: Jam e bindur se do të intensifikojmë bashkëpunimin NULL NULL 24.07.2022 22:03 24.07.2022 22:03 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar homologun e saj shqiptar, Bajram Begaj, i cili sot u emërua në krye të presidencës shqiptare. Osmani, e cila ishte pjesë e ceremonisë së inaugurimit, tha se në emër të qytetarëve të Kosovës, përcolli urimet më të sinqerta për suksese në detyrën e re të Begajt. “Jam e bindur se do të intensifikojmë bashkëpunimin, jo vetëm në raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe sa i përket rrugës sonë të përbashkët euro-atlantike”, ka shkruar Osmani, transmeton Klankosova.tv. Begajn e kanë uruar edhe liderë të tjerë politik nga Kosova për detyrën e re, në të cilën u votua më 6 qershor të këtij viti.