Osmani merr pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Shqipërisë NULL NULL 24.07.2022 16:02 24.07.2022 16:02 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Institucionit të Presidentit, sot merr pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë. Osmani do të marrë pjesë në një ceremoni që do të mbahet në Presidencën e Shqipërisë, në të cilën presidenti aktual, Ilir Meta, do ta dorëzojë detyrën tek Presidenti i ri, Bajram Begaj, transmeton Klankosova.tv.