Pagat në Britani po bien me ritëm të shpejtë pas goditjes nga inflacioni NULL NULL 19.07.2022 14:58 19.07.2022 14:58 Pagat e rregullta janë duke pësuar rënie me ritmin më të shpejtë që nga viti 2001, duke pasë parasysh rritjen e çmimeve. Në mes marsit dhe majit, pagat pa përfshirë bonuset ranë për 2.8 përqind nga një vit më parë, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv. Buxhetet familjare janë goditur si pasojë e ngritjes së çmimeve të ushqimit, naftës dhe energjisë, me shkallën e inflacionit që është më e larta në 40 vjetët e fundit.