Xhudistet britanike marrin mësime në Kosovë NULL NULL 18.07.2022 11:59 18.07.2022 11:59 Tri xhudiste britanike i kanë nisur stërvitjet në Kosovë. Ato tashmë e kanë përfunduar stërvitjen e parë në Qendrën Nacionale të Xhudos. Kjo u bë e ditur nga klubi i xhudos Bradley Stoke Judo Club, i cili është një nga klubet më të suksesshme në Britani. Kosova njihet si vend tejet i suksesshëm në sportin e xhudos, raporton Klankosova.tv Vendi ynë i ka të fituara tre medalje të arta në dy Lojëra Olimpike, në “Rio 2016” dhe “Tokyo 2020”.