Sali Berisha arrin në seli, pritet me ovacione nga protestuesit (VIDEO) NULL NULL 07.07.2022 19:03 07.07.2022 19:03 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka arritur në selinë e partisë, ku është pritur me ovacione nga protestuesit. Berisha nuk ka dhënë deklaratë për mediet, por ka përshëndetur protestuesit. “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”. Kjo ishte thirrja e protestuesve, teksa Sali Berisha u fut në seli. Sot, në orën 19:00, do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” protesta e opozitës, e thirrur nga Sali Berisha. Mësohet se Partia Demokratike ka kërkuar 2 orë leje në policinë e Tiranës. Mbi 1000 pjesëtarë të policisë do të jenë të angazhuar në terren, mes të cilëve forca të rendit, të ndërhyrjes së shpejtë, repartit “Shqiponja” dhe punonjës të gardës./Euronews Albania