Gruaja fitoi 30 mijë dollarë nga bileta e lotarisë që e mori si dhuratë NULL NULL 06.07.2022 17:34 06.07.2022 17:34 Një grua nga Maryland, e cila pranoi gjashtë bileta lotarie si dhuratë nga një mik, përfundoi duke fituar 30 mijë dollarë nga njëra prej biletave. 38-vjeçarja u tha zyrtarëve të Lotarisë së Maryland se ajo pranoi një disa bileta gërvishtëse si dhuratë nga një mik i mirë dhe nga njëra prej biletave, një biletë Diamond Bingo, prej 3 dollarësh, mendoi fillimisht se fitoi 100 dollarë. Gruaja tha se u përpoq të arkëtonte biletën në një dyqan lokal, por nëpunësi e skanoi biletën dhe e informoi se kishte gabuar, pasi çmimi në të vërtetë ishte 30 mijë dollarë. Fituesja tha se paratë e fituara do të shkojnë në disa projekte për rindërtimin e shtëpisë së saj.