Shqipëri: Djali dyshohet se e ka mbytur babanë duke e rrahur NULL NULL 06.07.2022 16:20 06.07.2022 16:20 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Remas të Divjakës. Dyshohet se djali e ka mbytur babanë e tij duke e rrahur. Viktima është 85-vjeçari Mitër Stasa, ndërsa i dyshuari për krimin është djali i tij, Andrea Stasa, 58 vjeç. Sipas raportimit të ABC News, përcjell Klankosova.tv, krimi ka ndodhur për motive të dobëta. I dyshuari është shoqëruar për në stacionin policor.