Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkon në gjashtë numri i të vrarëve pas të shtënave në paradën e pavarësisë në Çikago

NULL NULL
04.07.2022 19:42

Të paktën gjashtë persona janë vrarë nga të shtënat në një paradë të 4 korrikut në një periferi të Çikagos, me dëshmitarët që përshkruajnë se kishin parë trupa të përgjakur të mbuluar me batanije.

Faqja e internetit e City of Highland Park konfirmoi numrin e të vdekurve dhe tha se 16 të tjerë ishin dërguar në spital, transmeton klankosova.tv.

Sipas The Chicago Sun-Times, parada u ndal pas vetëm 10 minutash kur të pranishmit u qëlluan.

Disa dëshmitarë i thanë gazetës se dëgjuan të shtëna me armë zjarri vetëm pas orës 10 të mëngjesit dhe se qindra pjesëmarrës të paradës – disa të gjakosur dukshëm – u larguan nga rruga, duke lënë pas karrige, karroca dhe batanije.

Një reporter i Sun-Times pa batanije të vendosura mbi tre trupa të gjakosur.

lajme të ngjashme