Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia jep detaje për sulmin me armë në një lokal në fshatin Llapnasellë

NULL NULL
04.07.2022 11:24

Një lokal është sulmuar mbrëmë pas mesnatës me armë zjarri, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, respektivisht në fshatin Llapnasellë.

Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili është shprehur se nuk është raportuar për persona të lënduar përveç dëmeve materiale.

“Mbrëmë rreth orës 23:25, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në drejtim të një objekti, në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, respektivisht në fshatin Llapnasellë”., është shprehur Borovci.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”, shtoi ai.

“Nuk është raportuar për persona të lënduar përveç dëmeve materiale. Aktualisht po vijon puna hetimore me qëllim identifikimin e personave të dyshuar të përfshirë në rastin në fjalë si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”.

lajme të ngjashme