Lirohet nga ndalimi policor Nuredin Lushtaku NULL NULL 03.07.2022 13:31 03.07.2022 13:31 Ish-nënkryetari i Skenderajt Nuredin Lushtaku, është liruar nga ndalimi policor. Këtë e konfirmoi për Klankosova.tv avokati i tij Artan Qerkini. Lushtaku dyshohet se ishte përfshirë mbrëmë rreth mesnatës në Skedneraj, në një përleshje me armë ku u plagosën dy zyrtarë policorë. Sipas deklaratës së policisë dhënë për Klankosova.tv, njëri zyrtar ka marrë plagë nga arma e zjarrit në këmbë derisa tjetri nga një mjet i fortë. Por, se ishte përdorur arma nga ana e ish-nënkryetarit të Skenderajt kjo u mohua nga Qerkini. Ai tha për Klankosova.tv se klienti i tij nuk e kishte përdorur armën në rast. Avokati i Nuredin Lushtakut: Klienti im nuk e ka përdorur armën