Trepça zyrtarizon lojtarin e parë të huaj, ky është profili i tij (VIDEO) NULL NULL 26.06.2022 10:17 26.06.2022 10:17 Edhe sivjet skuadra e Trepçës, bëhet klubi i parë kosovar që zyrtarizon përforcimet për edicionin e ri. Mitrovicasit kanë njoftuar se tashmë e kanë kompletuar transferin e parë të huaj të cilin e prezantuan thjeshtë dhe pa bujë të madhe e cilësitë e tij mbetet të dëshmohen në parket. Jahsim Floyd është emri i lojtarit të ri të Trepçës, ai luan në pozitën e qendrës dhe ka gjatësi prej 206 centimetrave. Trepça do të jetë përvoja e tij e parë në karrierën profesionale, pasi që vije si ‘rookie’ nga kolegji amerikan, ”Saint Thomas Univesity Bobcats” tek të cilët sivjet zhvilloi stinorin e tretë me radhë. Te kolegji i lartëcekur, Floyd në stinon e parë (2019/20) luajti në 17 ndeshje me 7.2 pikë e 7.8 kërcime për ndeshje, në stinorin e dytë (2020/21) u paraqit në 18 ndeshje me 8.2 pikë e 5.4 kërcime dhe sivjet (2021/22) zhvilloi vetëm 3 ndeshje ashtu sikurse i tërë ekipi (për shkaqe të panjohura) me 7 pikë e 9.3 kërcime për ndeshje. Trepça deri ka vazhduar bashkëpunimin me trajnerin, Lyubomir Minchev dhe lojtarët, Drilon Hajrizin e Amin Hotin, gjersa ka transferuar dyshen e bujshme të vendorëve, Erjon Kastrati e Mikaile Tmusiq nga Golden Eagle Ylli. /Asistionline