Shtetet e Ballkanit janë trajtuar në mënyrë të turpshme nga BE-ja 123 string(14) "Denis MacShane" string(66) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2022/06/denisssssssss.jpg" nga Denis MacShane 15.06.2022 14:38 15.06.2022 14:38 Rosa Balfour, drejtore e Carnegie Europe, ka të drejtë që këmbëngul që nacionalizmat e vegjël të Evropës që bllokojnë lëvizjet për integrimin e Ballkanit Perëndimor bëjnë pak për të rritur besueshmërinë e BE-së si një lojtar global. Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia e Qiproja refuzojnë ta njohin ekzistencën e Kosovës më shumë se 20 vjet pas luftërave të Millosheviqit. Është sikur në fund të viteve të 1960 kur Franca e Gjermania ende të refuzonin ta pranonin statusin e njëra-tjetrës Kosova mundi Estoninë në ragbi në fundjavë dhe yjet e futbollit dhe rokut të Kosovës kanë një përkrahje të madhe tifozësh evropianë. Vladimir Putin sigurisht që mbështet pikëpamjen e Serbisë se Kosova është ende një krahinë e shkëputur. Kremlini e urren idenë që Ballkani (edhe Ukraina dhe Gjeorgjia) të bëhen evropianë dhe preferon të shohë ballkanizimin e Evropës në stilin e Brexit. Presidenti Emmanuel Macron propozoi hyrjen në Ballkanin Perëndimor në një fjalim të madh në Sorbonë në 2017, por hasi në kundërshtimin e Spanjës, Greqisë dhevendeve të tjera dhe interesit në pakësim të Angela Merkelit, e cila për të parafrazuar Bismarkun dha përshtypjen se për Ballkani nuk ia vlen energjia dhe angazhimi i asnjë kancelari gjerman. Presidenti Emmanuel Macron propozoi afrimin e Ballkanit Perëndimor në një fjalim të madh në francez, në Sorbonne më 2017, por hasi në kundërshtim të Spanjës, Greqisë e shteteve tjera dhe në interesin në venitje të Angela Merkelit e cila dha përshtypjen se Ballkani nuk ia vlente energjinë dhe angazhimin e asnjë kancelari gjerman. Fatkeqësisht, Macroni ndryshoi kursin, duke e trajtuar Shqipërinë në mënyrë shumë të padrejtë në kohën kur të djathtët në Francë nisën mërmëritjen për më shumë myslimanë në Evropë, edhe nëse myslimanët e Ballkanit shijojnë rakinë e tyre, verën e birrën dhe u japin grave të drejtat e njëjta sikur ata që jetojnë në Alpe BE-së i pëlqen të shpallë statusin e saj si një lojtar global, por fanatizmi nacionalist mendjevogël kundër popujve të Ballkanit është i turpshëm. Autori i kërij shkrimi Denis MacShane ka shërbyer si ministër për Evropën në Britani të Madhe (Publikuar në Financial Times, përkthyer nga Klankosova.tv) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.