Kush ishte Rrahman Morina, njeriu që e përmendi Haradinaj? (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 14.06.2022 20:23 nga Qendresa Sinani 14.06.2022 20:23 Kalimi i Projektligjit për Pagën Minimale në Kuvend e ktheu shumë mbrapa në kohë Ramush Haradinajn. Kreu i AAK-së votimin e Listës Serbe për rritjen e pagës pa u përfshirë veteranët e luftës e krahasoi me një personalitet që nuk duhej fort nga shqiptarët në vitet e 90-ta. “Sot në Kuvend u kthye Rrahman Morina e UDB-ja”, tha Haradinaj. Ky deklarim edhe mund të kuptohet më mirë, nëse shpjegohet vepra e Rrahman Morinës, të cilin një ish-gazetar e quan vegël të Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit. Asllan Bajrami tha se Morina ishte më shumë se një tradhtar për vendin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani pas takimit me homologun hungarez: Potenciali i bashkëpunimit mes nesh është i madh 3 orë më parë