Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lëvizja Vetëvendosje sot shënon 17 vjetorin e themelimit

NULL NULL
12.06.2022 15:29

Lëvizja Vetëvendosje sot shënon 17 vjetorin e themelimit.

Vetëvendosje u themelua në vitin 2005, dhe zyrtarisht mori pjesë në zgjedhje për herë të parë në vitin 2010.

Vetëvendosje është partia më e madhe politike në Kosovë, duke fituar 58 vende në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, së bashku me ‘Guxo’ të Vjosa Osmanit.

Për këtë përvjetor shkroi ministrja nga radhët e LVV-së, Arbërie Nagavci, e cila tha se është bërë shumë punë, dhe se ka akoma shumë për të bërë, transmeton Klankosova.tv.

“Gëzuar e shumë urime për të gjithë aktivistët, anëtarët e përkrahësit. Ëndrrat tona për vetëvendosje janë të shumta, synimet tona të larta. Shumë punë është bërë e akoma shumë për të bërë, rruga përpara është e gjatë. Paqim mbarësi e suksese në rrugën përpara, në realizimin e ëndrrave tona”, ka shkruar Nagavci në një postim në Instagram.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.