Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qëndrimi në paraburgim, Buta akuzon mediat për shpifje

NULL NULL
30.05.2022 13:00

Është caktuar një muaj paraburgim ndaj Qëndrim Januzit, i cili dyshohet për vrasjen e 30-vjeçarit Gazmend Hyseni, në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Ferizaj.

Ndërkohë, vëllai i tij, reperi i njohur Buta, ka reaguar përmes një postimi në Instastory, duke i akuzuar mediat për shpifje rreth ngjarjes, njofton Klankosova.tv.

“Mediave e portaleve duhet me ju ardh marre për krejt këto rrena, shpifje e njollosje që mezi presin me i shpik për dy klikime më shumë. Shyqyr njerëzit janë të mençur e shohin përtej rrenave t’juja e nuk ndikohen qaq sa doni ju”, ka shkruar ai.

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, Qëndrim Januzaj dyshohet se ka vrarë Gazmend Hysenin në një rrugë të Ferizajt.

Dorasi është plagosur nga një polic civil pasi siç u raportua, ai nuk ka zbatuar urdhrin për ndalim.

Ndërkohë, Qëndrimi po trajtohet në spital pas plagës që ka marr në kraharor.

Caktohet një muaj paraburgim ndaj Qëndrim Januzit

lajme të ngjashme