Kanada: Parlamenti i Ontarios shpall nëntorin–muaji i trashëgimisë shqiptare NULL NULL 23.11.2015 10:30 23.11.2015 10:30 Parlamenti i Ontarios në Kanada ka miratuar projektligjin për të shpallur nëntorin muajin e trashëgimisë shqiptare. Komuniteti i shqiptarëve të Kanadasë është mbledhur për të festuar këtë ngjarje në një festë të organizuar nga Shoqata Shqiptaro-Kanadeze me qendër në Toronto. Nisma është ndërmarrë dy vjet më parë nga presidentja e Nderit e kësaj shoqate, dr. Rukie Kondaj, ndërsa mbështetja kryesore ka qenë deputetja Laura Albanese, e cila ka çuar projektligjin në Parlament. Në eventin artistik të organizuar me këtë rast ka qenë e pranishme dhe ambasadorja e Shqipërisë në Kanada, Elida Petoshati, anëtarët të shoqatave të tjera simotra dhe përfaqësues të bashkësive fetare. Fotot e festës janë shpërndarë në “Facebook” nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze, shkruan Gazeta Shekulli.