Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kroacia miraton ligjin që hap rrugën e përdorimit të euros

NULL NULL
13.05.2022 15:57

Ligjvënësit kroatë miratuan këtë të premte një ligj që hap rrugën për përdorimin e mondhës së euros nga viti i ardhshëm.

Kroacia do të zëvendësojë kunën kroate me euron nga 1 janar 2023, transmeton Klankosova.tv.

Ligjvënësit votuan 117-13 në favor të legjislacionit për të futur euron, teksa vetëm një ligjvënës abstenoi në parlamentin prej 151 anëtarësh.

Kroacia, e cila u bashkua me Bashkimin Evropian në 2013, mbetet ndër ekonomitë më të dobëta të bllokut pas luftës në 1992-1995.

Partitë e krahut të djathtë në parlamentin kroat ishin kundër futjes së euros, duke thënë se kjo do të rriste varfërinë dhe do të ushtronte presion mbi qytetarët.

Të dyja monedhat janë vendosur të përdoren paralelisht në muajt pas fillimit zyrtar të aplikimit të euros.

lajme të ngjashme