Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Tomka dhe shokët e tij” dhe Nëntori i dytë” shfaqen në Paris

NULL NULL
21.11.2015 15:55

Filmat “Nëntori i dytë” dhe “Tomka dhe shokët e tij” do të shfaqen në Paris, ku mbi kinematografinë shqiptare do të zhvillohet edhe një tryezë e rrumbullakët.

Dy filmat e restauruar falë projektit “Kinemaja Shqiptare” do të shfaqen në datat 24 dhe 27 nëntor për publikun.

Pranë Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit bëhet me dije se shumë vëmendje pritet të ketë dhe tryeza, që do të mbledhë lektorë të njohur nga universitete të ndryshme në botë, me diskutime mbi kinematografinë shqiptare, kryesisht atë të para viteve ’90.

“Kjo tryezë, ky workshop synon të shkojë përtej dikotomisë binare të rendit të Luftës së Ftohtë, në një përpjekje për të parë përtej së dukshmes dhe për të ofruar nuanca të ndryshme të interpretimeve gri, duke analizuar kinemanë e popullarizuar dhe të ‘shijuar’ gjatë periudhës komuniste në Shqipëri (e cila vazhdon të pëlqehet ende nga shqiptarët sot pas rënies së regjimit të Hoxhës). Ky workshop ka për qëllim të mbledhë së bashku një panel studiuesish dhe kërkuesish nga disiplina të ndryshme ndërkombëtare në mënyrë që të zgjerojë dhe të thellojë fushën kërkimore akademike në kinemanë shqiptare dhe vendin e saj në shoqërinë shqiptare”, bëjnë të ditur pranë AQSHF./sot.com.al

lajme të ngjashme