Kampioni e fiton për një pikë dallim ndeshjen ndaj Nets (VIDEO) NULL NULL 01.04.2022 12:02 01.04.2022 12:02 Milwaukee Bucks ka shënuar fitore të madhe ndaj Brooklyn Nets me rezultat 119-120 në ndeshjen e vlefshme për NBA. Loja u fitua nga kampioni në fuqi vetëm pas lojës shtesë, pasi që koha e rregullt përfundoi me rezultatin, 110-110. Giannis Antetekounmpo pati një natë të shkëlqyeshme ku realizoi 44 pikë e 14 kërcime. Në anën tjetër, Kevin Durant ishte pikëshënuesi më i mirë te vendësit me 26 pikë e 11 asistime.