E pabesueshme: Pret për simpatinë 20 vite NULL NULL 18.05.2015 14:57 18.05.2015 14:57 Të gjithë e kemi parë filmin e Hachikos, qenit besnik i cili edhe pas vdekjes së pronarit të tij, vazhdoi ta priste në stacionin e trenit me shpresën se pronari do t’i kthehej ndonjë ditë. Por çka nëse storia e Hachikos tregohet për një tajvanez i cili për 20 vite rend pret në stacionin e trenit në Tainan të Tajvanit. E tëra filloi kur Ah Ji kishe zbarkuar në këtë stacion treni i veshur në mënyrë shumë elegante, por që mjaftoi një shikim ndaj vajzës simpatike Tainan për të ngacmuar ndjenjat e tij për të. Në këtë mënyrë Ah Ji ka zgjedhur mënyrën e të jetuarit si lypës dhe i pastrehë duke qëndruar para stacionit të trenit. Çka nëse simpatia e tij ka udhëtuar në këtë stacion treni gjatë këtyre viteve e ai nuk e ka njohur. Padyshim që mosha mund ta ketë ndryshuar edhe atë, duke bërë kështu që ky i fundit të mos e njohë dashurinë e jetës së tij që po e pret për një kohë kaq të gjatë.