Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të gjitha detajet nga rënia e dronit në lagjen Bair të Mitrovicës (VIDEO)

NULL NULL
23.03.2022 17:50

Një dron, që ka rënë sot në lagjen Bair të Mitrovicës, ka bërë bujë në media, pasi nuk dihet se nga ka ardhur apo nëse është i ngjashëm me atë që ra edhe në Zagreb ditë më parë.

Droni ka rënë në ballkonin e shtëpisë së familjes Sylejmani, ndërsa nga ballkoni ka rënë në tokë.

Sipas dëshmitarëve, droni ka qenë i përmasave të mëdha, i paparë ndonjëherë nga ta në këtë zonë.

Nga përshkrimi i familjarëve dhe dëshmitarëve, droni ka qenë i gjerë 3.5 metra dhe i gjatë 1.5 metra.

Policia ka ardhur në vendin e ngjarjes dhe e ka marrë dronin me vete.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.