Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hyseni shkon në Emiratet e Bashkuara

NULL NULL
16.11.2015 10:42

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka udhëtuar për në Emiratet e Bashkuara Arabe, me ftesë të sekretares  britanike për  punë të brendshme, Theresa May dhe zëvendës-kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm të Emirateve të  Bashkuara Arabe.

Gjatë dy  ditëve të qëndrimit në  Abu Dhabi, Hyseni  do të marrë pjesë në konferencën  ndërkombëtare, përkatësisht në Samitin e titulluar “We protect” 2015 (Ne mbrojmë), që do të trajtojë eksploatimin dhe keqtrajtimin dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve në internet.

Ky samit është vazhdim i konferencës së vjetme të mbajtur në Londër me pjesëmarrje të mbi 70 vendeve  dhe dhjetëra kompanive kibernetike dhe organizatave jo qeveritare nga bota.

Samiti ka  për objektiv  mbrojtjen e fëmijëve nga keqpërdorimi seksual në internet, transmeton Klan Kosova.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.