Gruaja e Justin Bieber lëshohet nga spitali, kishte sëmundje të trurit NULL NULL 13.03.2022 18:25 13.03.2022 18:25 Modelja e njohur, Hailey Bieber, është kthyer në shtëpinë e saj, pasi është lëshuar nga spitali ku ishte e shtrirë. Gruaja e këngëtarit të famshëm, Justin Bieber, ishte duke u kuruar për pak ditë pasi kishte një sëmundje të trurit. Ajo ishte duke marrë ndihmë mjekësore në Palm Springs nga fillimi i kësaj jave. Bieber u shtrua në spital pasi kishte një mpiksje gjaku në trurin e saj. “Tani jam në shtëpi dhe jam mirë, u jam shumë mirënjohëse dhe falënderuese të gjithë mjekëve dhe infermierëve të mrekullueshëm që u kujdesën për mua!”,ka thënë Bieber në një deklaratë të lëshuar për media, të shtunën, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.