U2 anulon koncertet në Paris NULL NULL 14.11.2015 16:47 14.11.2015 16:47 U2 e ka anuluar koncertin e planifikuar për t’u mbajtur sonte në Paris, transmeton Klan Kosova. Koncerti do të xhirohej si pjesë e një programi special të televizionit HBO, me titull iNNOCENCE +eXPERIENCE LIVE IN PARIS. Ky program, në të cilin do të përfshihej koncerti i plotë dhe ngjarjet rreth tij, do të transmetohej në mbrëmje në HBO. Po ashtu, U2 ka anuluar edhe një koncert tjetër të paraparë për të dielën, më 15 Nëntor. Bendi ka publikuar një komunikatë. “Si pasojë e gjendjes së jashtëzakonshme në tërë Francën, koncerti i bendit U2, i caktuar të mbahej më 14 Nëntor, nuk do të zhvillohet sipas planifikimit”. “Me mosbesim dhe të shokuar i kemi parë zhvillimet e ngjarjeve në Paris. Me zemër jemi tek viktimat dhe familjet e tyre në Paris”. “Jemi të shkatërruar me humbjen e jetëve në koncertin e Eagles of Death Metal. Mendimet dhe lutjet tona janë me bendin dhe fansat e tyre”. “Shpresojmë dhe lutemi që të gjithë fansat tanë në Paris të jenë mirë”.