Drejtoresha e re del në bibliotekë, takon fëmijët (VIDEO) NULL NULL nga Mërgime Taraku 24.02.2022 20:35 nga Mërgime Taraku 24.02.2022 20:35 Nxënësit e klasës së parë të shkollës “Emin Duraku” dhe ata të klasës së pestë të “Xhemajl Mustafa” janë ftuar sot që të bisedojnë në bibliotekën Hivzi Sylejmani me drejtoreshën e arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati. Nxënësit drejtoreshën e informuan se tani e kanë një lëndë të re – atë të leximit, e cila po mbahet falë organizatës ETEA, pasi që po u dërgon libra të cilat barten nga klasa në klasë. Takimin të vegjlit e përmbyllen duke ia dhuruar një libër drejtoreshës së arsimit.