Miliona euro ndahen për trajtimin e qenve endacakë (VIDEO) NULL NULL 22.02.2022 23:17 22.02.2022 23:17 1 milion e 171 mijë e 950 euro janë harxhuar nga viti 2008 deri në vitin 2021, për trajtimin e qenve endacakë në 38 komunat e Kosovës. Kjo shifër është nxjerrë pas një hulumtimi të bërë nga Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, i cili avokon për të drejtat e kafshëve. E para del të jetë Prishtina, me 323 mijë euro, pastaj është Prizreni, me 254 mijë, Ferizaj, me 194 mijë dhe Gjakova, me 89 mijë euro. Ndërsa komuna që harxhoi më së paku fonde ishte Kamenica, që në total ishte gjashtë mijë euro. Si ndihmë për komunat, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka shtuar edhe dy milionë.