Ndërron jetë Nathaniel Martson NULL NULL 12.11.2015 14:11 12.11.2015 14:11 Ka ndërruar jetë në moshën 40 vjeçare aktori amerikan Nathaniel Martson. Familjarët e tij janë shprehur se ai ka vdekur të mërkurën në krahët e nënës së tij, Elizabeth Jackson. Ai vdiq pas një aksidenti me veturë më 30 tetor të këtij viti, prej të cilit kishte pësuar lëndime shumë serioze, transmeton Klan Kosova. Nëna e tij është shprehur në një deklaratë se edhe nëse ai do të shpëtonte do mbetej i paralizuar për tërë jetën. Marston si i ri punonte në një furrë buke në Beverly Hills, ku edhe ai u zbulua nga një agjent i cili e futi në botën e filmit. Ai ka luajtur përkrah Angelina Jolie në vitin 1996 në komedinë Love is All There Is. Martson gjithashtu ka luajtur në Law and Order: Special Victims Unit, Blue Bloods si dhe The View.