Wahlberg thotë se e kishte të vështirë të shtonte peshë për rolin e ri NULL NULL 16.02.2022 08:49 16.02.2022 08:49 Në një intervistë të re, aktori Mark Wahlberg foli për rolin e tij të fundit, të një boksieri të kthyer në prift në filmin e ardhshëm Father Stu dhe shpjegoi se sa e vështirë ishte për të që të shtonte peshë për këtë rol. “Unë do të thosha se është më e lehtë të qëndrosh në formë sesa të jesh në formë”, tha Mark në emisionin radiofonik në Australi, Kyle & Jackie O. “Unë shtova 13 kilogramë… ishte vërtet e vështirë. Nuk është se po shkoj duke u rinuar”. Teksa fliste për filmin në një intervistë të verës së kaluar, Mark zbuloi se ai konsumonte deri në 11 mijë kalori në ditë për t’u përgatitur për rolin. Father Stu pritet të publikohet më 15 Prill.