Kryeziu: Krenare që e përfaqësova Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore (VIDEO) NULL NULL 15.02.2022 19:29 15.02.2022 19:29 Skitarja Kiana Kryeziu është femra e parë, e cila ka përfaqësuar Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore, që janë mbajtur në Pekin të Kinës. Kryeziu, për televizionin më të madh kinez CGTN, tha se ka qenë krenari e madhe përfaqësimi i Kosovës. “Është nder i madh për mua të vij këtu dhe të përfaqësoj Kosovën si femra e parë në Lojërat Olimpike. Unë jam shumë e kënaqur. Ka qenë sukses shumë i madh”. Skitarja theksoi se sporti është i rëndësishëm për të rinjtë sepse formëson karakterin dhe krijon shpirtin luftarak. “Sporti është shumë i mirë për fëmijët dhe në veçanti për të rinjtë sepse formëson karakterin. Një nga gjërat kryesore që përfiton nga sporti është se krijon shpirtin luftarak”.