Për çfarë flet filmi i Ronaldos? NULL NULL 11.11.2015 11:34 11.11.2015 11:34 Filmi i ri mbi jetën e futobillistit të njohur Ronaldo, kishte premierën e tij të hënën në Londër. Në këtë premierë kishte shumë yje të futbollit të cilit ishin shumë kurreshtarë për ta shikuar në ekran jetën e kolegut të tyre, transmeton Klan Kosova. Por tani kritikët e artit si dhe njohës të kësaj fushe kanë pyetur veten nëse ia vlen ta shohësh filmin “Ronaldo”. Kjo sepse shumë persona e kanë vlerësuar si jo të paraqitur si duhet gjithë filmin mbi jetën e tij. Pra, shumica mendojnë që e kanë Ronaldo është paraqitur më i shenjtë se sa është në të vërtetë. “Ronaldo në këtë film të jep përshtypjen se fama për të është si një batanije mbrojtëse”. “Ky film sikurse ta jep ndjenjën se Ronaldo do të thërras emrin e vet gjatë seksit”. “Në këtë film talenti i tij sikurse lihet në hije”, është shprehur mes të tjerash për Guardian historiani i muzikës, Daniel Taylor. “Një film jo kritik duke munduar ta paraqes biografinë sikurse një shënjtor”. “Në këtë film ajo që të transmetohet më shumë është që: Ai jeton në të tashmen, ishte i vetmuar në të kaluarën si dhe është një baba i mirë sepse e do shumë djalin e tij ”, është shprehur për The Times futbollisti Kevin Maher.