IKSHPK: Mbrojeni veten nga informacioni i rremë NULL NULL 27.01.2022 15:25 27.01.2022 15:25 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar në Facebook disa informata rreth asaj se si duhet pasur kujdes që të mos biem pre e lajmeve të rreme rreth vaksinave antiCOVID dhe në përgjithësi çështjeve që lidhen me COVID-19. IKSHPK sugjeron që të kihet kujdes sidomos në rrjete sociale dhe të klasifikohet se cili lajm është i besueshëm dhe të dimë t’u ikim dezinformatave.