Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Spiuni i Ballkanit”, së shpejti premierë

NULL NULL
09.11.2015 22:04

Këtë javë në Teatrin Kombëtar do të shfaqet premierë,  komedia “Spiuni i Ballkanit”, shkruar nga dramaturgu serb,  Dushan Kovaçeviç.
Dramaturgu më i njohur serb, ka arritur të ndërtojë një dramë familjare, plot humor dhe batuta të ndërthurura mjeshtërisht edhe pse me pak personazhe, duke e rritur shkallën e tensionit deri në kufijtë ku përfshirja e publikut në shtjellën e ankthit është e pashmangshme.  Tema që trajton këtë herë pjesa teatrore “Spiuni i Ballkanit” është frika, një individ i frustruar nga e kaluara e tij. Në vepër është individi i frustruar nga e kaluara e tij, i cili kthehet në një paranonjak, ndaj një informacioni të thjeshtë që i është kërkuar.

Vepra interpretohet nga një kast aktorësh të njohur si: Ndriçim Xhepa,Albano Prodani, Maya Aliçkaj, Besmir Bitraku, Alesia Xhemalaj . Me regji nga Spiro Duni, skenograf dhe kostumograf,  Fatbardh Marku, kompozitor, Klement Marku, As/ regjisor: Pëllumb Dervishi dhe Genti Deçka, kjo drame  do të shfaqet  14 dhe 15 nëntor, ora 19:00, në Teatrin Kombëtar. / Shqiptarja

lajme të ngjashme