Suns vazhdojnë me formën e mirë (VIDEO) NULL NULL 21.01.2022 12:39 21.01.2022 12:39 Phoenix Suns kanë shënuar fitore ndaj Dallas Mavericks me rezultat, 101:109. Devin Booker dhe Luka Donçiq ishin pikëshënuesit më të mirë në ndeshje dhe respektivisht për ekipet e tyre, duke realizuar nga 28 pikë. Por ishte edhe kontributi masiv i bashkëlojtarit të Booker-it, Chris Paul-it, me 20 pikë e 11 asistime, që ndikoi në fitoren e liderit aktual të NBA-së. Kështu, Suns-at e realizuan fitoren e pestë me radhë dhe të 35-ën e këtij edicioni, teksa Mavericks e pësuan humbjen e 20-të.