Lipjan: Gruaja e rreh burrin e saj dhe arratiset NULL NULL 10.01.2022 09:58 10.01.2022 09:58 Në Lipjan është raportuar se një grua orët e vona të së dielës, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj. Sipas policisë e dyshuara kishte sulmuar viktimën me mjet të fortë duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. E dyshuara është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është arrestuar. “Pas një mosmarrëveshje e dyshuara femër kosovare, ka sulmuar fizikisht dhe me një mjet të fortë bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. E dyshuara nuk është takuar ende nga ana e policisë dhe është në kërkim policor”, thuhet në raportin e policisë. Rasti nën hetime nga njësitë relevante. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 14 orë më parë
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 19 orë më parë