Përsëri shtrenjtohet nafta (VIDEO) NULL NULL nga Drin Demiri 09.01.2022 20:16 nga Drin Demiri 09.01.2022 20:16 Derivatet përsëri kanë nisur të shtrenjtohen. Çmimi i naftës tani është ngritur deri në tre centë, si pasojë e lëvizjeve në tregun e jashtëm. Ky ndryshim është vërejtur nga qytetarët, të cilët nuk e kanë pritur mirë këtë lajm. Megjithatë, çmimi pritet të normalizohet gjatë këtij muaji, njofton Klan Kosova. Ndryshime në tregun botëror mund të shkaktojnë edhe trazirat në Kazakistan, shtet ky eksportues i naftës. Në Shoqatën e Naftëtarëve thonë se kjo situatë ka pak gjasë të ndikojë në Kosovë.