Zyrtare: Trepça nënshkruan me Ryan Wrights NULL NULL 31.12.2021 18:20 31.12.2021 18:20 Klubi i Basketbollit, Trepça ka njoftuar se ka nënshkruar me qendrën amerikane, Ryan Wrights. Këtë e ka bërë të ditur klubi nga Mitrovica përmes një postimi në Facebook, njofton Klankosova.tv. “Wright është lojtarë i qendrës me gjatësi 2.06 cm nga i cili pritet që të kontribojë në përmirësimin e rezultateve të ekipit tone”, thuhet nw njoftimin e klubit. Wright ka zhvilluar karrierë në liga të ndryshme të Europës duke u paraqitur edhe në Basketball Champions League. Sezonin e fundit Wright është shpallur kampion në Bullgari me ekipin Levski.