Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tragjedia e familjes kosovare në Gjermani, gruaja zgjohet nga koma artificiale

NULL NULL
30.12.2021 16:06

Gruaja me prejardhje nga Kosova, që dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga burri i saj, është zgjuar nga koma artificiale.

Gazeta gjermane Bild raporton se Advije R. i mbijetoi gjakderdhjes së tmerrshme të shkaktuar nga burri i saj, por sipas prokurores, ende nuk është në gjendje të merret në pyetje.

Gazeta raporton se Flamur R., 44 vjeç, qëlloi dy djemtë e tij 11 dhe 13-vjeçar dhe gruan e tij, Advije R., 38-vjeçare.

Pas aktit makabër, burri nga Kosova e vrau edhe vetën në shtëpinë e tyre në Hamburg të Gjermanisë.

Mbijetoi vetëm Advije R., e shtrirë në spital, me disa plagë me armë zjarri.

Tani ajo është zgjuar nga koma artificiale, vazhdon raportimi.

Si e priti vdekjen e djemve dhe çfarë e shtyu babanë në aktin e tij gjakatar.

Për të mësuar shkaqet që çuan deri tek akti, 38-vjeçarja nuk mund të pyetet ende shkaku i gjendjes së rëndë, tha kryeprokurorja Ulla Hingst.

“Ju nuk mund ta merrni ende në pyetje sepse, sipas vlerësimit mjekësor, ajo nuk është ende e gatshme”.

Sipas konstatimit të hetuesve, 44-vjeçari ka vrarë me nga një të shtënë djemtë e tij 11 dhe 13 vjeç në orët e vona të mbrëmjes së 26 dhjetorit, përpara se ta qëllonte veten me armë.

Gruaja u plagos rëndë me disa plagë me armë zjarri dhe fillimisht ishte në gjendje kome artificiale.

Nga provat mjekoligjore rezulton se Flamur R. ka tërhequr këmbëzën të paktën tetë herë.

“Tetë gëzhoja u gjetën në shtëpi,” tha të enjten kryeprokurorja.

Mësohet se 44-vjeçari nuk kishte leje për armën.

Motivi i tij mbetet i paqartë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.