Arsenali favorit para Juves për Vllahoviqin NULL NULL 27.12.2021 18:44 27.12.2021 18:44 Arsenali po raportohet se është favorit para Juventusit për transferimin e sulmuesit serb, Dushan Vllahoviq. Kështu së paku raporton Il Messaggero, që thotë se 21-vjeçari, që ka realizuar 18 gola nga 22 paraqitje, mund të përballohet më lehtë financiarisht nga Topçinjtë. Klubi i tij aktual, Fiorentina, i kërkon 80 milionë euro për kartonin e tij, dhe që është shumë që londinezët mund ta paguajnë. Ky është një lajm i keq për Zonjën e Vjetër, që po shpresonte të përforcohej pas një sezoni përplot probleme që e ka përjetuar sivjet.