Kjo është historia e pemës së Krishtlindjes NULL NULL 24.12.2021 12:23 24.12.2021 12:23 Krishtlindja është festa e ngjyrave, dritave, ngrohtësisë dhe bashkësisë. Çdo vit festohet më 25 dhjetor për të përkujtuar datën e lindjes së Jezu Krishtit. Kjo është gjithashtu koha e vitit kur miqtë dhe familja mblidhen dhe festojnë së bashku me ushqime të përzemërta, të qeshura dhe biseda të këndshme. Pema e Krishtlindjes përbëjnë një pjesë të rëndësishme e këtyre festimeve, shkruan Hindustantimes, transmeton Klankosova.tv. Zakonisht zgjidhet bredhi apo pisha dhe vendoset përpara derës së përparme ose dhomës së ndenjes si formë e shpalljes së festimeve. Më pas pemët zbukurohen me shumë ngjyra e drita dhe formojnë zonën e fotosesioneve të festave të Krishtlindjeve. Tradita e pemës së Krishtlindjes ka filluar kohë më parë dhe besohet se e ka origjinën gjatë Rilindjes në Gjermaninë e hershme moderne. Mendohet gjithashtu se reformatori i krishterë protestant Martin Luther ishte personi i parë që shtoi qirinj në një pemë me gjelbërim të përhershëm. Ndryshe, qirinj janë përdorur për të dekoruar pemën e Krishtlindjes përpara elektrifikimit.